Pllaka Graniti
Prej vitesh ne operojmë në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjoze në Azi dhe Europë. Granit Bashkimi ofron pllaka graniti dhe krijimin e punimeve të ndryshme me granit, mermer, bronx, etj. Ofrojmë edhe shkallë mermeri e graniti, gdhendje pllakash mermeri, vazo bronxi, mermeri e graniti, oxhakë, banaqe, lavamanë etj.
Ne prodhojmë pllaka graniti dhe materiale të tjera të nevojshme për industrinë e ndërtimit dhe për hapësira urbane të llojeve të ndryshme.
Klientët mund të zgjedhin nga një shumëllojshmëri, ndër më të njohurat dhe më të preferuarat ngjyra e modele pllaka graniti si Absolute Black, Cosmos, Esmerald Pearl, Imperial Red, etj.
Punime Funebre
Granit Bashkimi ofron punime varresh cilësore dhe punime funebre, me mermerin dhe granitin më të mirë, si dhe punime sipas veçantive që ju dëshironi: ngjyrës, madhësisë, detajeve, tipologjisë.
Ne ofrojmë edhe shërbime funerale korrekte e punime funebre cilësore. Granit Bashkimi ju ofron shumëllojshmëri produktesh dhe një gamë të gjerë shërbimesh në këtë fushë.
E ndarë në tre zona në Tiranë: Sharrë, Tufinë dhe rruga e Vaqarrit, gjithmonë në krye të detyrës, ne kujdesemi të jemi sa më afër jush dhe stafi ynë profesional t’i përgjigjet çdo pyetjeje tuajën dhe çdo kërkese.
Shih Shërbimet e Punimeve Funebre
Gdhendje Pllakash
Eksperienca jonë shumëvjeçare në rajon e më gjerë ka shtrirë mbulimin tonë e tani, përveç prodhimit të pllakave për industrinë e ndërtimit dhe për hapësira urbane të llojeve të ndryshme, ne ofrojmë edhe gdhendje pllakash.
Mund të shtojmë çfarëdo detaji të dëshironi të përfshini për ta personalizuar pamjen e pllakës.
Sigurojmë teknologji dhe inovacion, teknologjitë e avancuara janë pjesë e pandarë e punës sonë për gdhendje pllakash, por edhe për monumentet e punimet e tjera të kërkuara nga klientët.
Granit Bashkimi kryen gdhendje pllakash 3D të llojeve e modeleve të ndryshme, të cilat mund të personalizohen sipas dëshirës suaj.
Monumente Graniti 
Graniti i përdorur është një cilësie të lartë dhe prej vitesh ne ndërtojmë monumente graniti për përdorime të ndryshme.
Graniti është tepër cilësor për të siguruar jetëgjatësinë e monumentit. Klientët mund të zgjedhin nga një shumëllojshmëri, ndër më të njohurat dhe më të preferuarat ngjyra e modele si Absolute Black, Cosmos, Esmerald Pearl, Imperial Red, etj.
Për monumente graniti, Granit Bashkimi ju ofron shumëllojshmëri produktesh dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Prej vitesh ne operojmë në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjoze në Azi dhe Europë, ndërtojmë monumente graniti, si dhe ofrojmë restaurime dhe montime të tyre.