Shërbime Funerale Tiranë

Sherbime Funerale

Ne e dimë sa e vështirë është kjo për periudhë për ju dhe familjen tuaj. Gjatë eksperiencës sonë shumëvjeçare, kemi ndihmuar qindra familje me asistencën tonë për shërbime funerale.

Ne sigurojmë punime funebre dhe shërbime funerale profesionale, për të lehtësuar sadopak dhimbjen tuaj.

Shërbimet e varrimit mund të jenë të komplikuara dhe të shtrenjta pa arsye, por te Granit Bashkimi sigurohemi të ofrojmë shërbime funerale dinjitoze. Shërbimi ofron arkivolin dhe autofunebër për transportimin e trupit në banesën e fundit.

Shërbimi korrekt dhe dinjitoz është i rëndësishëm sidomos për shërbime funerale, e ne garantojmë këtë e çdo asistencë që mund t’ju nevojitet për të lehtësuar dhimbjen tuaj.

Ne ofrojmë edhe punime të varreve në varësi të kërkesave e dëshirave të klientëve tanë të nderuar. Prej vitesh ne operojmë në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjoze në Azi dhe Europë.

Për varret, materialet që ju ofrojmë janë mermeri e graniti, të zeza, gri ose ngjyrë vishnje, etj., ne ofrojmë varre familjare, e specifika të tjera sipas dëshirës suaj.

 

Shërbime Funerale Korrekte dhe Dinjitoze

Punime Varresh TiraneStafi ynë sigurohet gjithmonë qe të merrni kujdesin maksimal dhe t’i njihni të gjitha opsionet e mundshme për modele varresh për të zgjedhur të duhurin për personin të cilin është ndarë nga jeta.

Cilësia superiore na bën një nga emrat më të spikatur, ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë, pasi e dimë sa e rëndësishme është banesa e fundit ku do të prehet personi juaj i dashur.

Granit Bashkimi ndodhet në 3 pika në Tiranë: Sharrë, Tufinë dhe rruga e Vaqarrit, ne kujdesemi të jemi sa më afër jush dhe stafi ynë profesional t’ju asistojë për çdo kërkesë. Jemi në dizpozicionin tuaj 24 orë të ditës, 7 ditë të javës. Këto shërbime funerale që ne ofrojmë përfshijnë arkivolin dhe autofunebër, e cila mund të jetë e thjeshtë, luksoze, ose sipas kërkesës suaj. Gjithashtu mund të ofrojmë ambjentin e qëndrimit sipas kapacitetit të personave, ambjente të përshtatshme dhe komode për raste fatkeqësie. Cilado qoftë nevoja juaj për shërbime funerale, ne jemi të nderuar t’ju asistojmë.