Modele Varresh me Porosi

Modele Varresh me Porosi

Shërbimet tona dhe materialet e përdorura që ne propozojmë janë bazuar në eksperiencë shumëvjeçare, si dhe në kuptimin e nevojave dhe dëshirave të klientëve.

Por shpesh ka lindur nevoja për personalizime, ndaj ne ndërtojmë dhe varre me porosi. Nëse ka një ide që do dëshironim të realizonim për varre me porosi, ne do ta bëjmë realitet.

Mund të shtojmë çfarëdo detaji të dëshironi të përfshini për ta personalizuar banesën e fundit e familjarit tuaj.

E ndarë në tre zona në Tiranë: Sharrë, Tufinë dhe rruga e Vaqarrit, ne dëshirojmë t’ju asistojë për çdo kërkesë e nevojë duke qenë pranë jush.

 

Shih Modelet e Varreve Me Porosi

 

 

Varre Mermeri me Porosi

Punime Varresh Tirane

Granit Bashkimi ofron punime varresh cilësore, me mermerin dhe granitin më të mirë, si dhe varre mermeri me porosi sipas veçantive që ju dëshironi.

Cilësia dhe dedikimi, janë motot e punës sonë! Ne mund të ndërtojmë varre mermeri me porosi, sipas ngjyrës, madhësisë, tipologjisë e detajeve që ju dëshironi të shtoni.

Prej vitesh ne operojmë në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjoze në Azi dhe në Europë. Mermeri i përdorur është i një cilësie të lartë për të siguruar jetëgjatësinë e varrit.

Nuk bëjmë kompromis me cilësinë, pasi e dimë sa e rëndësishme është banesa e fundit ku do të prehet personi juaj i dashur.

Cilado qoftë nevoja juaj për varre mermeri me porosi, ne jemi të nderuar t’ju asistojmë.

 

Shih Modelet e Varreve Të Mermerit

 

 

Modele Varresh

Ne ofrojmë edhe shërbime funerale e gjithashtu kryejmë modele varresh në varësi të nevojave, kërkesave e dëshirave të klientëve tanë të nderuar.

Granit Bashkimi ju ofron shumëllojshmëri produktesh dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Shtrirë në tregun rajonal, por edhe më gjerë, prej vitesh ne kryejmë modele varresh të veçanta, restaurime dhe montime të cilësisë më të mirë.

Për modele varresh, produktet që ju ofrojmë janë ndër të tjera mermeri e graniti, të zeza, gri ose ngjyrë vishnje, etj., ne gjithashtu ofrojmë edhe varre familjare, e specifika të tjera sipas dëshirës suaj.

Stafi ynë sigurohet gjithmonë qe të merrni kujdesin maksimal dhe t’i njihni të gjitha opsionet e mundshme për modele varresh për të zgjedhur të duhurin për personin të cilin është ndarë nga jeta.