Cilësia dhe dedikimi, janë motot e punës sonë! Është e rëndësishme t’i ofrojmë më të mirën familjarëve tanë, edhe pasi ndahen nga jeta.
Duke ditur rëndësinë e këtij aspekti, ne ofrojmë punime varresh cilësore, me mermerin dhe granitin më të mirë.
Granit Bashkimi ju ofron shumëllojshmëri produktesh dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Shtrirë në tregun rajonal, por edhe më gjerë, prej vitesh ne kryejmë punime varresh, restaurime dhe montime të cilësisë më të mirë.
Ne kryejmë punime varresh ku mund të shtojmë çfarëdo lloj detaji të dëshironi të përfshini për ta personalizuar banesën e fundit të familjarit tuaj.
Restaurim Varresh në Tiranë
Me eksperiencën tonë shumëvjeçare, ne ofrojmë edhe restaurime varresh sipas çdo nevoje dhe kërkese tuajën.
E ndarë në tre zona në Tiranë: Sharrë, Tufinë dhe rruga e Vaqarrit, ne kujdesemi të jemi sa më afër jush dhe stafi ynë profesional sigurohet që ju të merrni gjithmonë kujdesin maksimal.
Cilado qoftë nevoja juaj, ose qoftë edhe për një këshillim rreth shërbimit të duhur në varësi të varrit të personit apo kërkesës suaj, ne jemi të nderuar t’ju asistojmë.
Produktet kanë nevojë për përkujdes dhe restaurime një herë në disa vite, në mënyrë që të ruajnë jetëgjatësinë dhe një pamje të rregullt sa herë ju të vizitoni varrezat ku ndodhet familjari apo miku juaj.
Granit Bashkimi kryen restaurim varresh me materialet më cilësore për t’ju ofruar siguri dhe garanci.
SHIH PUNIMET E REJA TË VARREVE TË RESTAURUARA
Montime Varresh
Ne ofrojmë edhe shërbime funerale e gjithashtu kryejmë montime varresh në varësi të modeleve, kërkesave e dëshirave të klientëve tanë të nderuar.
Prej vitesh ne operojmë në bashkëpunim me disa nga kompanitë më prestigjoze në Azi dhe Europë.
Cilësia superiore na bën një nga emrat më të spikatur, ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë, pasi e dimë sa e rëndësishme është banesa e fundit ku do të prehet personi juaj i dashur. Jemi në dizpozicionin tuaj 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.
Për montime varresh, produktet që ju ofrojmë janë mermeri e graniti, të zeza, gri ose ngjyrë vishnje, etj., ne ofrojmë varre familjare, e mundësi të ndryshme për montime varresh, për t’jua bërë sa më të lehtë këtë vendim në këtë periudhë të vështirë për ju.
SHIH PUNIMET E REJA TË VARREVE TË RESTAURUARA